“Shthurja mendore e Metës, më keq se Berisha”, Ngjela: Bëhuni gati, po vjen SPAK e BKH

Spartak Ngjela vijon postimet e tij në facebook, duke dhënë shembuj sesi SHBA janë pro reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe si do veprohet me ata janë kundër.
Në një status në facebook, Ngjela shkruan se:
“Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.
Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”.
Presdent më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta.
Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASH, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”.
Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur.
Po Meta?
Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim…!”.