“Tirana dhe Durrësi do të mbyllen sërish, kush ka dalë duhet të kthehet”

Të gjithë ata që u larguan nga Tirana dhe Durrësi për të kaluar fundjavën, duhet të kthehen nga ora 00:00 pas mesnatës së të dielës e deri në orën 08:00 të mëngjesit të të hënës.

Kjo do të thotë që të gjithë të larguarit kanë vetëm 8 orë kohë për t’u kthyer në Tiranë dhe Durrës.

Lajmi jepet nga kryeministri Edi Rama, i cili shton se të gjithë ata që jetojnë në këto dy qytete duhet të mos dalin jashtë, pasi mund të mos hyjnë dot sërish.

Rama shkruan se “sipas të gjitha gjasave perimetri Tiranë-Durrës do të mbyllet prapë”.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

🔴 KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!

Kjo është masa më e re drastike e marrë nga qeveria pas një sërë vendimesh që u morën dje, për ta kthyer Shqipërinë në një shtet-rrethim gjatë përballjes me COVID-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT