Një nga markat botërore largohet nga Shqipëria
Një nga markat dhe kompanitë më prestigjoze në fushën e hotelerisë në botë, pritet që të braktisë Shqipërinë.Hoteli i investuar, nga “Kharafi Group”, që mban emrin “Sheraton Tirana”, nuk do të jetë më i tillë. Pronarët do të mbeten të njëjtë, hoteli do të jetë po aty, me një emër tjetër, por do të largohet Sheraton, një nga markat dhe patentat më prestigjoze botërore. Burimet i thanë Citynews.al, se Sheraton, pas pak kohësh nuk do të jetë më në Shqipëri. Citynews.al kontaktoi por nuk mori një përgjigje nga zyrtarët e “Sheraton Tirana”.
Ikja e Sheraton-it nga Shqipëria është një lajm i keq për imazhin e vendit tonë. /CityNews