Si u grabit argjendaria në mes të ditës? Nga Kamza në Zall-Herr dyshja lëvizi e maskuar nëpër Tiranë, autorët ende në arrati, DËSHMON punonjësja

Është zbuluar sot itinerari i autorëve të grabitjes së djeshme të ndodhur në një pikë argjendarie në zonën e Kamzës.
Burimet për mediat bëjnë me dije se referuar pamjeve filmike të siguruara nga vendngjarja autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zall-Herrit, duke lëvizur me motor dhe të maskuar gjatë gjithë rrugës.
Në një moment mësohet se ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por sërish kanë vijuar arratisjen.
Ndërsa bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim.
Por bëhet me dije se pavarësisht kontrolleve dhe shoqërimeve të bëra, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e grabitjes. Ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për arrestimin e autorëve.
Po ashtu bëhet me dije se është marrë në pyetje edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka thënë nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut, çka ka lehtësuar aksesin dhe zhdukjen e autorëve nga vendngjarja.