Serbia me një këmbë në BE dhe një këmbë në “Nënën Rusi”

Si një nga shtetet që është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Serbia është tashmë prej kohësh pjesë e procesit për integrim në Bashkimin Evropian.
Madje ajo ka hapur edhe negociatat me BE-në dhe i vetmi kusht që pengon antarësimin e saj, është mosnjohja e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Kusht ky që mesa duket do ta lërë jashtë BE edhe për disa vite të tjera Serbinë.
Por duhet thënë që Bashkimi Evropian po bën çështë e mundur që ta mbajë të “karikuar” shpresën e Serbisë për integrimin. Madje për këtë po ndërmjetëson në mënyrë të vazhdueshme bisedime për paqen në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës. E jo vetëm kaq, por me anë të programeve dhe granteve të dhëna BE ka financuar në Serbi me miliona euro në infrastrukturë.
Por edhe duke ditur këto fakte sërish Serbia vazhdon t’i kthejë sytë nga Moska. Kjo sepse mesa duket “dashuria” e vjetër është shumë e vështirë të harrohet. Sado që liderët e shtetit serb e dinë që populli i tyre e ka të panegociueshëm integrimin evropian, ata sërish nuk rrinë dot pa flirtuar me “Nënën Rusi”.