“Revolta dhe protesta”/ Berisha: Jam 100 për qind dakord me propozimin e Salianjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se shumë shpejt do të nisin protestat, duke miratuar një propozim që sipas tij ishte bërë edhe nga Ervin Salianji në mbledhjen e kryesisë së PD.

“PD është parti e fjalës së lirë, e mendimit të lirë, do jetë një analizë ku do ftohen të gjithë mbështetësit. Nuk ka një datë fikse. Askush mos mendojë se partia nuk do i nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve.

Pati sugjerime për forma, asnjeri nuk e kundërshtoi hyrjen në parlament. Jam 100% dakord me Ervin Salianjin. Në kohën më të shpejtë të duhur, i garantoj mbështetësit tanë se, mirëkuptoj gjendjen e tyre.

Janë para një misioni të ri të madh, të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare e bazuar në drogë dhe krim. Partia ka të gjithë fuqitë të marrë vendimet të drejta. Se çka partia do veprojë në përputhje me statutin”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT