FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Një avion civil që transportonte një grup parashutistësh u rrëzua këtë të dielë, 28 qershor, pranë një aeroporti në lindje të Francës, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave që ndodheshin në bord. Mes tyre pesë studentë, pesë instruktorë, si dhe piloti i avionit.


Avioni u rrëzua në afërsi të qytetit Tomblaine, duke shkaktuar një reagim të madh të ekipeve të emergjencës.
Policia rrethoi menjëherë zonën pranë aeroportit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin larg vendngjarjes, ndërsa ekipet e shpëtimit vijuan punën në terren.


Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë ajror.