Tkurrja e popullsisë po godet ekonominë, ekspertët: Ndikon drejtpërdrejtë në tregun e punës

Tkurrja e popullsisë po shndërrohet në një trend të qartë global, nga i cili nuk bën përjashtim as Shqipërisë.

Sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2050, shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, e ndikuar nga emigracioni dhe lindshmëria e ulët.

Kjo ka nisur të shoqërohet me efekte negative në ekonomi, sidomos në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë sektorë po raportojnë mungesë punonjësish.

TREGUES DEMOGRAFIKË

Popullsia~2.7 milion
Rënia vjetore-1.5%
Emigracioni netonegativ
Mosha mesatarenë rritje

“Shqipëria po ndjek të njëjtin model si shumë vende europiane, ku lindshmëria e ulët dhe emigracioni po çojnë në një tkurrje të qëndrueshme të popullsisë. Ky është një proces strukturor që ndikon drejtpërdrejt në tregun e punës dhe potencialin e rritjes ekonomike”, tha eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa..

Kjo situatë po krijon një presion të dyfishtë ku nga njëra anë ka rritje kostosh për biznesin, dhe nga ana tjetër kufizim të prodhimit dhe investimeve.

EFEKTET NË EKONOMI

FAKTORNDIKIMI
Më pak punëtorëUlje prodhimi
Rritje pagashRritje kostosh
EmigracionHumbje kapitali njerëzor
Plakje popullsieUlje produktiviteti

“Mungesa e fuqisë punëtore po detyron bizneset të rrisin pagat dhe në disa raste të kufizojnë aktivitetin, sidomos në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe industria përpunuese.

Në afatgjatë, sfida është edhe më e madhe. Plakja e popullsisë rrit barrën mbi sistemin e pensioneve dhe shpenzimet publike, ndërsa ekonomia humbet potencialin për rritje të qëndrueshme”, tha Sefa.

Ekspertët theksojnë se pa ndërhyrje konkrete që nisin me politikat për nxitjen e lindshmërisë, te tërheqja e fuqisë punëtore dhe investimet në teknologji, tkurrja e popullsisë rrezikon të kthehet në një pengesë strukturore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT