Përse presidenti kërkon më shumë teste për COVID-19

Presidenti Ilir Meta mendon se duhen rritur testimet për COVID-19 për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

“Edhe Shqipëria është e prekur seriozisht derisa kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave dhe të të prekurve pavarësisht nga niveli i testimeve që mund të kishin qenë dhe mund të jenë më të shumta për të pasur një panoramë më të qartë.

Gjithçka është relative.”, tha Meta në “Ora News” duke shtuar “Informacioni vjen në burime të ndryshme, zyrtare, informale përmes shkresave, kontakteve të drejtpërdrejta. Janë burime të ndryshme që na japin atë panoramë që na ndihmon të vlerësojmë cila është situata nga pikëpamja objektive dhe nevoja për përmirësimin e saj.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT