Lufta e Tretë Botërore?! NATO në gatishmëri avionët luftarakë pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse të Putin në Ukrainë

Rusia nisi një nga bombardimet më intensive të Ukrainës, teksa avionët luftarakë të NATO-S dhe një avion paralajmërues u ngritën mbi Evropën Lindore ditën e sotme.

Rusia lëshoi raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën, duke lënë të paktën 46 të plagosur në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, përfshirë fëmijë të moshës nëntë dhe 13 vjeç. E gjithë kjo ndodhi mes raportimeve se po kryheshin bisedime për paqe nga SHBA me Moskën.

Në një tjetër qytet të ukrainës, në Ternopil, sulme të shumta me raketa dhe dronë përfshinin një goditje në një pallat banimi në sulmin e fundit ndaj civilëve të pafajshëm teksa ishin duke fjetur. U raportua se të paktën dy persona kishin mbetur të vdekur.

“Nevoja kryesore janë raketat për mbrojtjen ajrore, sisteme shtesë, rritja e aftësive të aviacionit tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetët. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të përqendrohemi në gjithçka që na forcon dhe na lejon të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalojmë sulmet. Faleminderit të gjithëve në botë që ndihmojnë.” ka thënë Zelensky në një deklaratë.

Avionët e NATO-s u ngritën menjëherë në ajër në Rumani  për shkak të sulmeve ruse, dy avionë luftarakë gjermanë Eurofighter Typhoon dhe dy avionë rumunë F-16 u detyruan të dislokoheshin për shkak të sulmeve ruse, tha Bukureshti.

Ndërkohë, një deklaratë nga komandanti operativ i forcave të armatosura të Polonisë tha: “Për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas, forcat ajrore polake dhe aleate po operojnë në hapësirën tonë ajrore.”

“Çifte avionësh luftarakë në detyrë dhe një avion paralajmërues janë ngritur në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur nivelin më të lartë të gatishmërisë. Këto veprime janë parandaluese në natyrë dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat ngjitur me zonat e kërcënuara.” shtoi ai.

Ndërkohë sulmet shkatërruese ruse përkuan me mbërritjen e Zelensky-t në Ankara për bisedime të pritshme me të dërguarin special të Donald Trump , Steve Witkoff. Kjo vjen pas raportimeve për diskutime prapa skenave mbi një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe SHBA-së, përfshirë Witkoff dhe të dërguarin e Putinit, Kirill Dmitriev, në Miami.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT