Vasil Bollano: Camët po dhunojnë minoritarët “grekë” të Himarës
| Vasil Bollano – Foto arkiv |
Ish-kryebashkiaku i Himarës rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave me deklaratat e tij të fundit.
Duke folur për një të përditshme, Bollano shprehet se prishjet e ndërtimeve pa leje në Himarë po bëhen në mënyrë selektive.
Sipas kreut të OMONIA-s, minoritarët po përballen jo vetëm me prishjen e shtëpive, por ndaj tyre po ushtrohet edhe dhunë.
Ai sjell shembullin e familjes së Ilia Stramarkos, për të cilën pretendon se është dhunuar nga persona civilë. Bollano thotë se Stramarko përfaqëson OMONIA-n në këshillin bashkiak të Himarës.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare është një nismë e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, institucion në varësi të PDIU-së.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”