Vritet me armë zjarri 35-vjeçari në fshatin Gjorm të Vlorës, kishte shkuar për vizitë tek të afërmit, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ai është rreth 35- vjeç dhe se ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.