Krisafi: Ajo që bëri Berisha me faljen e detit është më e rëndë se pazaret e Ahmet Zogut dhe Esat Pashë Toptanit

Profesori i të drejtës, Ksenofon Krisafi, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se ajo që ka bërë kryeministri në largim, Sali Berisha, me faljen e detit Greqisë, është më e rëndë se aktet e Ahmet Zogut dhe Esat pashtë Toptanit.
“Kjo që ka ndodhur kësaj here, është më shumë dhe më e rëndë se pazaret e Zogut dhe dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914- 1915 dhe në vitet 1924- 1925. Nuk duhet harruar se tani jemi një shekull më pas dhe pretendojmë se kemi ndërtuar një shtet demokratik dhe një shtet të së drejtës, të cilët nuk pajtohen me shkelje të tilla kushtetuese, me mungesë transparence dhe me cedim territorial në dobi të një shteti të huaj. Specialistët e fushës thonë se nëpërmjet të ashtuquajturës marrëveshje, i kaloheshin Greqisë rreth 354 kilometra katrorë nga territori shqiptar,” thotë Krisafi.
Ai kërkon që pala shqiptare të mos nxitohet për negociata të reja.
Sipas tij, kufiri shqiptaro- grek ka mbetur aty ku e kanë caktuar aktet e Londrës dhe të Firences një shekull më parë, ndaj pala shqiptare duhet të ketë parasysh se nuk ekziston një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar.
Krisafi thotë se pala shqiptare duhet të respektojë vendimin e Kushtetueses për këtë çështje, ndërsa thotë se Edi Rama nuk mund të dalë kundër vetvetes duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes, të cilën ka kërkuar të rrëzohet.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT