Anulohen të gjitha fluturimet me Italinë

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar sot të gjithë udhëtarët që nuk do ketë më asnjë udhëtim drejt Italisë.
Sipas njoftimit nga TIA, bëhet me dije se është vendosur anulimi i të gjithë fluturimeve drejt Italisë deri në një njoftim të dytë që mund të jetë dhe në muajin prill, pasi atëherë mendohet të përmirësohet situata me koronavirusin.
“Anullohen të gjitha fluturimet me Italinë.
Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria Italiane për vendosjen në karantinë të të gjithë shtetit Italian,si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Autoritetit të Aviacionit Civil, anullohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Italisë.
Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.” (TemA)