“Kemi humbur vetëm me Anglinë, tani do të…”/ Sylvinho shpërthen pas ndeshjes: S’e di kush nuk mund të jetë i kënaqur

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, duket se priste vetëm lëvdata në përfundimin e ndeshjes ndaj Andorrës dhe është çuditur paksa kur është pyetur për mangësitë e problemet që shfaqi Shqipëria në këtë ndeshje që çoi në play-off.

“A mund të bëheshin ndryshimet më parë? Jo, mendoj se jo.

Broja?- Kam bërë tani një mbledhje të vogël me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë. Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6. Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo, pyeta si janë të tjerët, e pashë që ishte i mërzitur, nuk e kam kuptuar pse. Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në play-off dhe është një natë e mrekullueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT