Dule: Mungesë ligji për minoritetet, Panariti: S’ka diskriminim
Kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule ka thirrur në interpelancë Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, lidhur me gjendjen e komuniteteve në vendin tonë.
Kryediplomati shqiptar deklaroi se nuk ka asnjë rast diskriminimi apo dhunimi të minoriteteve në vendin tonë.
Ai kujtoi se Shqipëria është e angazhuar lidhur me konventën kuadër të Këshillit të Europës dhe si rrjedhojë në këtë konventë është e përcaktuar qartësisht mbrojtja e komuniteteve.
Lidhur me procesin e censusit Panariti theksoi se deklarimi i etnisë nuk ishte i detyrueshëm dhe se nuk ka pasur ndëshkim për ata që kanë bërë deklarim të rremë.
Sipas Dules qeveria nuk ka kuadër të plotë ligjor për minoritetet, si dhe nuk ka akte nënligjore për zbatimin e tij.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.