Skandali / Një raport sekret për Rinasin, Ministria e njihte që në maj 2018

Tre testime janë bërë nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit për sigurinë në Rinas dhe me lehtësi të plotë është arritur të futet eksploziv, armë të ftohta, madje në një rast është arritur të çahet rrethimi pikërisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë dhe grabitësit.

Janë bërë testime për sigurinë në aeroport që në prill 2016.

Në të tre testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Rasti më i rëndë ka qenë futja në të njëjtën pikë nga ku depërtoi brenda pistës së Rinasit makina e grabitësve në qershor 2016.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.

Raporti i është dorëzuar Aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj 2018.

Por as nga shteti, as nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë.

Vetëm pak ditë më vonë, në 29 qershor, ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.

Sërish asnjë masë, derisa mbërritëm te ngjarja e djeshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT