“Ka filluar me hetimin e minierave të floririt dhe kemi ngelur te heqja e mitrës të Monikës”, Kryemadhi: Dosja të kthehet për hetim

Monika Kryemadhi ka folur pasi ka dalë nga SPAK, këtë paradite, ku ka thënë se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK, nësoj si edhe u tha pak më parë nga avokati i Metës.

“Prokurooria nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje,” është shprehur ajo.

Kryemadhi po ashtu ka thënë se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS, pasi është lexuar me ekspertë financiarë, dhe është faktuar se: “LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS”

Teksa më tej shton : “Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me pafatësi të lexuesit financiarë të SPAKose me keqdashësi”

Ajo përfundon duke thënë: “Mos harroni që ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradacelat në amerik dhe angli dhe milionat por fatkeqësisht harrojmë që kemi ngelur te heqja e mitrës të monika kryemadhit në 2019.”

Fjala e Monika Kryemadhit: 

Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet.

Prokurooria nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje.

Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.

Mos harroni që ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradacelat dhe minierat në ofshor dhe mos harrojmë që kemi ngelur te heqja e mitreës të monika kryemadhit në 2019.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT