Pacientja e parë që doli nga intubimi, ish-ministri: Ishte krijuar situatë paradoksale, shërbimit të reanimacionit t’i ofrohen pajisjet e duhura

Një paciente 71 vjeçare e infektuar me koronavirus, që ishte e vendosur prej 2 javësh në intubim, arriti që të kthehej në frymëmarrje normale.

Ky ishte rasti i parë në vendin tonë, pasi të gjithë pacientët e tjerë që ishin futur në intubim më herët kishin ndërruar jetë.

Ish Ministri i Shëndetësisë Tritan shehu ka përgëzuar ekipin reanimatoor të spitalit “shefqet Ndroqi”, pasi siç thotë ai, shumë persona e quajnë një punë rutinë vendosjen në intubim të pacientit.

Ai thotë se këto javë ishte krijuar një situatë paradoksale, pasi nuk ishte extubuar asnjë pacient, dhe ky fakt po kompromentonte metodën e punës, sidomos në këtë rast kur ka shumë elemente të panjohur.

Shehu bë apel që shërbimit të reanimacionit t’i ofrohen pajisjet e duhura profesionale që të kryejnë si duhet punën e tyre, pasi siç thotë ai, niveli profesional ekziston në Shqipëri.
 
Postimi i Tritan Shehut:

Nje mesazh i mire nga Spitali “Shefqet Ndroqi”!

Nje paciente me Covid 19 pas reth dy jave nen respiracion mekanik e intubuar, qe prej 24 oresh eshte extubuar dhe ne gjendje te stabilizuar shendetesore.

Pergezimet me te mira ekipit reanimator te atij spitali, kolegeve mjeke e personelit ne terresi aty per kete, me shume se lajm te gezuar qe dhane.

E kuptoj, dikush nga reanimatoret, qe e konsiderojne si rutine ne punen e tyre intubimin, vendosjen ne respirator, extubimin etj, do te me thone, kjo eshte pjese e punes sone.

Jam krejt dakort me ata, por dua tu kujtoj se keto jave ishte krijuar nje situate paradoksale, kur deri dje asnje pacient nuk u arrit te extubohet me sukses, pa dyshim ky eshte nje fakt qe nuk mund a duhet te komprometoje metoden, por qe fatkeqesisht po ndodhte, vecanerisht per keto raste akoma me kaq elemente te panjohur e te veshtire.

Sherbimi i reanimacionit, thelbesor ne fitoren e jetes, qe te kete sukses, qe te preke statistikat e vendeve te zhvilluara, duhet te perfshihet ne standartet e tyre, e ketu nuk e kam fjalen vetem per “respiratorin”, por shume me gjere, qe nga struktura e parametrat e saj, duke vazhduar me tej te monitorimi hemodinamik, shtreterit speciale, laboratoret, imazheria, dializa afer te semurit etj etj, me nje kosto shume te larte keto, per te shkuar pastaj tek niveli profesional, qe realisht ekziston.

Kete nuk duhet ta harrojme kurre, dhe kete e qartesoi pikerisht kjo epidemi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT