Agjentët rrethojnë Audin me targa angleze, VIDEO: Operacionalja shtrin në tokë tre të rinjtë pranë Kryeministrisë, qytetarët të habitur

Tre persona ndaj ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë pasditen e sotme, pasi agjentët me makina civile kanë rrethuar një automjet Audi A7 me targa angleze, i cili lëvizte në zonën e bulevardit kryesor të kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit.

Operacioni u zhvillua në mënyrë të koordinuar dhe befasuese, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që po lëviznin në zonën më të frekuentuar të Tiranës. Dëshmitarë në vendngjarje treguan se gjithçka ndodhi me shpejtësi.

Ndërhyrja nga agjentët e Forcës Lëvizëse Operacionale është kryer në bazë të një urdhri të posaçëm, megjithatë, identiteti i personave të arrestuar dhe shkaqet e ndalimit nuk janë bërë ende publike.

Të tre personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore për verifikime të mëtejshme, ndërsa automjeti me të cilin ata udhëtonin po i nënshtrohet kontrolleve të imtësishme.

Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke lënë hapësirë për shumë pyetje lidhur me arsyet e ndërhyrjes shumë pranë Kryeministrisë dhe akuzat e mundshme që mund t’u ngarkohen të arrestuarve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT