Ky SHTET EUROPIAN ndalon burkën dhe hixhabin në publik, gjoba deri në 4,000 EURO

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj që ndalon veshjet që mbulojnë plotësisht fytyrën në hapësirat publike, si burka dhe nikabi, me argumentin se bien ndesh me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Nisma u propozua nga partia e djathtë radikale “Chega” dhe përfshin përjashtime për avionët, misionet diplomatike dhe vendet e kultit, si edhe raste të justifikuara nga shëndeti, profesioni apo siguria.

Projektligji parashikon gjoba nga 200 deri në 4,000 euro për shkelësit, ndërsa detyrimi i dikujt për të mbuluar fytyrën mund të penalizohet më rëndë. Teksti i kaluar nga deputetët i kalon tani Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa, i cili mund ta dekretojë, ta kthejë për rishqyrtim ose ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Nëse hyjnë në fuqi dispozitat, Portugalia i bashkohet vendeve si Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda, që zbatojnë ndalime të ngjashme në publik.

Debati politik ka qenë i ashpër: “Chega” e justifikon masën si mbrojtje të të drejtave të grave dhe të rendit publik, duke argumentuar se mbulimi i fytyrës prodhon përjashtim dhe nënshtrim.

Nga ana tjetër, forcat e majta e kanë cilësuar nismën selektive dhe diskriminuese ndaj të huajve dhe besimtarëve të feve të tjera, duke theksuar se askush s’duhet detyruar të mbajë vello, por as të stigmatizohet për arsye fetare. Në praktikë, përdorimi i plotë i mbulesave të fytyrës është i rrallë në Portugali, por çështja mbetet simbolikisht e ngarkuar në nivel evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT