Ish-kryebashkiakja e Roskovecit e pandehur nga SPAK/ “Shoferi i Majlinda Bufit trafikonte drogë”, Berisha: Delinkuente, e denoncova…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj faktit që dosja e ish-kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, shkoi për gjykim në GJKKO. 

Berisha u shpreh se ndaj Bufit ka pasur denoncime të shumta nga “qytetarët digjitalë”, ndërsa akuzoi drejtësinë për, sipas tij, mungesë rezultatesh konkrete. 

Sali Berisha: Majlinda Bufi, shoferi i të cilës bënte drogë dhe kishte 1 mijë probleme. Duhet të shoh sepse çfarë ndodh me këta të pandehurit e SPAK-ut, gjer sot nga të gjithë shifrat që japin ka vetëm 2 të dënuar për korrupsion, Lefter Koka dhe Alqi Bllako. 

Këta luftojnë për statistika, ndaj s’mund të kem besim pa parë rezultatin çfarë po ndodh, që Bufi ishte një delinkuente e kanë denoncuar qytetarët digjital dhe unë u kam publikuar mesazhet. 

Përfundim duhet të shihet sepse jam i zhgënjyer nga moria e pafundme e akuzave boshë. 251 mandate arresti kallp, janë njoftuar përpara dhe kanë ikur, mandate të pa ekzekutuara. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT