Ironia e atentatit në Rinas! 52 sekonda TERROR dhe busti i Nënë Terezës që “pa” gjithçka, gazetari: Vrasja e Gilmando Danit ka kushtuar 2 milionë euro

Atentati i përgjakshëm i pasdites të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit vijon të jetë i mbuluar nga misteri. Teksa autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje makabër kriminale ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani, analistë dhe gazetarë janë duke hedhur versionet e tyre.
Lidhur me këtë atentat së fundmi ka folur edhe gazetari Bledi Koka, ku sipas tij, një ngjarje e tillë nuk mund të realizohet pa fonde të mëdha, të cilat mund të arrijnë deri në disa miliona euro.
Koka ka theksuar se mënyra e vendosjes së postbllokut, qetësia gjatë veprimit dhe mënyra e qëllimit tregojnë qartë se autorët nuk janë amatorë, por persona të trajnuar mirë, me njohuri të avancuara në fushën e organizimit dhe ekzekutimit të operacioneve të tilla.
“Unë mendoj që ky është një atentat që nuk mund të bëhet pa 2 milionë euro investim. Pa dy milionë euro, këta nuk janë amatorë, janë komando sepse koha do tregojë…ata janë killer, nuk prodhohen nga talenti apo ushtria. Po ta shohësh me vëmendje…e di ç,më bëri përshtypje momenti i parë kur kanë bërë ndalesën. Bëjnë postobllokun dhe është një bostobllok fort mirë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz që e dinë se si është prita dhe këta zakonisht i dinë elementët ushtarakë. Guximi që kanë për të dalë me armë në dorë dhe qetësia për të qëlluar një makinë në ecje. Këto gjëra nuk i bëjnë amatorët”, tha Koka.
Kronologjia e ngjarjes, si ndodhi atentati në vetëm 52 sekonda:
Kujtojmë se në orën 14:14 të së martës, një automjet Toyota me targa greke të vjedhura, në të cilin ndodheshin katër persona që do të kryenin atentatin ndaj Gilmando Danit, ishte ndalur në rrethrrotullimin e Rinasit, pranë hotelit “Ark Hotel”.
Pas 15 sekondash, Toyota ishte zhvendosur në anën tjetër të rrethrrotullimit, pranë hyrjes VIP të aeroportit, ku ishte ndalur me dritat sinjalizuese të ndezura.
Ndërkohë, 13 sekonda më vonë, sipas asaj që pamjt e sigurisë nga treguan “Benzi” luksoz ngjyrë i bardhë me të cilin Dani dhe Shaljani po udhëtonin shfaqet.
Tre sekonda më vonë, në konkretisht në orën 14:14:46, tre nga katër atentatorët zbritën nga Toyota. Me qëllim për të mos u identifikuar ata kishin veshur rroba ushtarake dhe mënjëherë hapën zjarr me breshëri kallashnikovi drejt automjetit me të cilin po udhëtonte 46-vjeçari, i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit si dhe miku i tij, Muçi Shaljani i cili drejtonte mjetin.
Siç shihet dhe në pamje, mjeti i bardhë u përpoq që t’i shmangte duke marrë kthesën në drejtim të kundërt të rrethrrotullimit, pranë bustit të Nënë Terezës, mirëpo atentatorët të vendosur për të “hequr qafe” shënjestrën e tyre vijuan të qëllonin.
Kjo ngjarje zgjati për 11 sekonda, mirëpo nuk u mbyll me kaq, pasi një prej atentatorëve iu afrua makinën për të qëlluar nga afër. Në momentin që ai do të qëllonte arma ju bllokua dhe u kthye pas me qëllim për t’i marrë armën “kolegut” të tij në atentat.
Pasi mori armën, atentatori u rikthye te Benzi, në krahun në të cilin ndodhej Dani, lëshoi kallashnikovin dhe nxori një armë pistoletë dhe filloi të qëllonte disa herë në drejtim të tij.
Pas u largua mori armën e zjarrit që kishte lënë përtokë, ndërkohë që shoku i tij qëlloi dhe disa herë të tjera drejt automjetit. Në momentin kur janë futur në mjetin e tyre “Toyota”, ora shënon 14:15:38 dhe gjithçka zgjati vetëm 52 sekonda.
Ironia e hidhur e kësaj ngjarjeje qëndron në faktin se atentati u krye përballë statujës së Nënë Terezës, simbolit të paqes dhe dhembshurisë.