Tronditet Tirana, dy tërmete të fortë

Dy tërmete të fuqishëm sapo kanë rënë tani në Tiranë, lëkundja e parë ka qenë mjaft e fortë.
Tërmeti ka pasur për epiqendër në Hamalle të Durrësit, por është ndjerë i fuqishëm edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjetra.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.48 të shkallës rihter, ndërsa ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme. Ajo që dihet me siguri është paniku që ka përfshirë njerëzit, shumë prej të cilëve kanë dalë nga shtëpitë.
Edhe në Durrës njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë edhe pse është shi.
