Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama ndan pamjet: Operacioni nuk do ndalet!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila pa leje që po ndërtoheshin pa leje në Sauk të Tiranës.

Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëron se operacioni nuk do të ndalet.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komuniteti. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, njoftoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT