Seanca për masat e sigurisë, avokatët e 11 protestuesve të PD refuzojnë gjyqtarin Enkel Peza

Protestuesit e arrestuar në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten e 17 prillit, kanë dalë përpara gjykatës këtë të hënë.

Avokatët e 11 protestuesve të arrestuar kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari, Enkel Peza, për shkak të konfliktit të interesit.

Avokatët e protestuesve pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.

Seanca për masat e sigurisë ka filluar në orën 12.30.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT