Koronavirusi/ Vatra në Tiranë po shuhet, vetëm 2 raste ditën e sotme

Në Tiranë që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 253 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se sot u regjistruan vetëm 2 të infektuar, ndërkohë që ditën e djeshme numri i të infektuarve ishte 5.

Kjo tregon se vatra në kryeqytet po shuhet dhe autoritetet e kanë situatën nën kontroll. Shqetësim për shtim të rasteve ka në Shkodër, Krujë dhe Kurbin.

Tirana nisur edhe nga numri i popullsisë është qyteti me numrin më të madh të infektuarve, e më pas vjen Shkodra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT