Ekskluzive: Historia e Leonit Loshajt, talentit qe refuzoi Kombëtaren Shqiptare
Shkruan: Jetmir Salihu
Sa e sa shumë njerëz janë pyesin vetën, pse shumë lojtarë me origjinë shqiptare luajnë me kombëtare të huaja. A ka patur ndonjëherë interesim për ta? Apo FSHF-ja ka fjetur çdoherë kur është puna tek legjionarët?Për të mësuar historinë duhet të jesh brenda, duhet të jeshë protagonist i ngjarjes. Historia nuk shkruhet me llafe gazetash.
Tentativat e mia të shumta për të ofruar sa më tepër lojtarë potencial në Kombëtaren Shqiptare më rastisën të përballem me shumë situata të ndryshme . Sot do të shkruaj për Leonit Loshajn, i cili është lojtar i FC Nurnberg U19 (Gjermani), me origjinë nga Deçani i Kosovës.
“Unë nuk kuptoj shumë nga futbolli por Kombëtaren e përcjellë vazhdimisht dhe se do të më pëlqente që një ditë djali im të luante për Shqipërinë” më tha Hyseni.
Unë i tregova se FSHF-ja, tashmë ka caktuar datën 21 Shkurt 2012 , ku do të mbaj një grumbullim me talente të reja në Tiranë, njëkohësisht edhe e ftova që djali i tij të jetë pjesë e këtij kampi. Por nga përgjigja që unë morra nisa të dyshoj paksa kur ai më tha se me shumë kënaqësi do të dëshironte që djali i tij të vinte në kamp, por kushtet financiare na e pamundësojnë një dëshirë të tillë, dhe si rezultat ardhja në Tiranë ishte pothuajse e pamundur, pavarësisht dëshirës.
Meqenëse atëbotë FSHF-ja nuk paguante shpenzimet e udhëtimit dhe akomodomit, pra ato duhej ti kryenin vet lojtarët, mundësia e vetme që mu kujtua në ato moment ishte , të gjendej një donator për biletën e tij dhe per qëndrimin e tij në Tiranë.
Nga dëshira e madhe që ky djalosh t’i bashkohej Kombëtares sa më shpjet , kushtet e mia financiare nuk më mjaftonin për t’ia paguar biletën, kështuqë pas bisedës që kisha me një mik timin, vendosëm që shpenzimet e udhëtimit dhe akomodomin, deri edhe kthimin në Prishtinë ti mbulonim bashkërisht. Kjo nënkuptonte, që ne do të paguanim biletën e aeroplanit, udhëtimin nga Aeroporti i Prishtinës deri në Tiranë, qëndrimi 3 ditor në Tiranë dhe kthimi deri në aeroportin e Prishtinës..
3 shkurt – Pasi ramë dakord me mikun tim që shpenzimet për Leonitin t’i ndanim së bashku, e kontaktova Hysen Loshajn duke e pyetur se a jeni të gatshëm nëse ne u’a paguajmë udhëtimin? Dhe përgjigja e tij ishte pozitive, duke thënë se patjetër djali i tij do të jetë në Tiranë.
Më pas i tregova që biletën do ta paguajmë ne dhe se për gjithçka do të përkujdesemi ne ,gjithashtu i premtova që do t’a shoqëroj Leonitin nga Aeroporti i Prishtinës deri në në Tiranë dhe do të qendroj me të 3 ditë derisa të mbaroj kampi pastaj prapë do e rikthej në Aeroport të Prishtinës mbrapa . Ai pranoi me shumë dëshirë duke mu falenderuar.
Më pas i tregova që biletën do ta paguajmë ne dhe se për gjithçka do të përkujdesemi ne ,gjithashtu i premtova që do t’a shoqëroj Leonitin nga Aeroporti i Prishtinës deri në në Tiranë dhe do të qendroj me të 3 ditë derisa të mbaroj kampi pastaj prapë do e rikthej në Aeroport të Prishtinës mbrapa . Ai pranoi me shumë dëshirë duke mu falenderuar.
11 shkurt – Ditën kur rezervova biletën e tij, e kontaktova përsëri në telefon , dhe i tregova për detajet e udhëtimit, ai më tha që jam gati të vij.
19 shkurt – Rreth orës 23:00, derisa unë përgadisja valigjet meqë do të duhëtoja të nesërmen në kamp. Një mesazh telefonik nga ana e Leonitit ku më thotë se është lënduar në ndeshjen e fundit me ekipin e tij dhe se nesër nuk mund të vij. Derisa e lexoja edhe rilexoja mesazhin e Leonitit menjëherë më merr në telefon Hyseni (i ati), por historia e tij me atë që më kishte shkruajtur i biri i tij dallonin. Hyseni më thotë se klubi (FC Nurenberg) nuk e lejon të vij!!! Kontradikta më e madhe ishte se FSHF-ja i kishte dërguar para dy javësh klubit ftesën për Leonitin me fax, dhe klubi nuk kishte refuzuar, aq më tepër s’mund ta bënte një gjë të tillë vetëm 6 orë para nisjes së kampit.
Me gjithë mllefin dhe dëshpërimin e madh që ma sollën, unë përsëri u përmbajta edhe i kërkova numrin e telefonit të trajnerit. Edhepse ishte shumë vonë për të kontaktuar vendosa ta thërrasë trajnerin , mirëpo numrin që familja Loshaj ma dhanë nuk ekzistonte!
Pas pak dite u vendosë për një kamp që do të organizohej në Prishtinë për herë të parë , për grupmoshat U-17 dhe U-19 .
E kontaktova përsëri Hysen Loshaj duke e njoftuar për kampin dhe i thashë që pavarësisht gjithë gjërave që ndodhen , i lëmë mënjane , a do pranoni të vini në kampin e radhës që do mbajmë në Prishtinë . Më tha besoj qe po dhe do të flas me djalin dhe do ta njfotoj që nesër. Pritja 2 ditore nga ana ime rezultoi e pavlerë derisa vendosa ta kontaktoj vet. Receptorin e kapi Leoniti, i thashë që duhet të komunikoj me babain e tij, por ai më tha së babai nuk gjendej në shtëpi momentalisht. Më pas unë i tregova Leonitit për kampin, por përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër dhe e prerë njëkohësisht. ”Nuk dua dhe s’kam interes të luaj për Shqipërinë” më tha Leoniti nëpërmjet telefonit.
Si përfundim kjo ishte njëra nga historitë e një futbollisti shqiptar që nuk e meriton të quhet I tillë dhe kur nesër nëse do të bëhet lojtar i madh, do të thotë se Shqipëria nuk më ftoi kurrë, ose se “Unë jam gjak shqiptari” e të tjera deklarata bombastike siç jemi dëshmitar në ditët e sotme . “Shqiptarët” si Leoniti, nuk meriton asgjë nga ne jo për zgjedhjen që ai në një situatë të mëvonshme do ta bëjë, jo për atë se nuk zgjodhi Shqipërinë, por për faktin se theu institucionin e Besës.
Si përfundim kjo ishte njëra nga historitë e një futbollisti shqiptar që nuk e meriton të quhet I tillë dhe kur nesër nëse do të bëhet lojtar i madh, do të thotë se Shqipëria nuk më ftoi kurrë, ose se “Unë jam gjak shqiptari” e të tjera deklarata bombastike siç jemi dëshmitar në ditët e sotme . “Shqiptarët” si Leoniti, nuk meriton asgjë nga ne jo për zgjedhjen që ai në një situatë të mëvonshme do ta bëjë, jo për atë se nuk zgjodhi Shqipërinë, por për faktin se theu institucionin e Besës.
Pasaporta:
Emri: Leonit
Mbiermi: Loshaj
Datlindja :05-07-1994
Pozita : Mbrojtes
Ekipi : FC Nürnberg U19
Mbiermi: Loshaj
Datlindja :05-07-1994
Pozita : Mbrojtes
Ekipi : FC Nürnberg U19
*Autori është përfaqësues i FSHF-së për Kosovë shkrimi është i shkruar ekskluzivisht për portalin Asport.info)
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.