GJAKMARRJA e ktheu fshatin në Kretë në “zonë lufte”, ja si u shndërrua përpjekja për paqe në breshëri plumbash dhe sulm me bombë

Fshati Vorizia në Heraklion të Kretës, i ngjante një “zone lufte” këtë të shtunë, pas një shkëmbimi masiv të shtënash me armë zjarri.

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë konfirmuar të vdekur, ndërsa dyshohet edhe për një viktimë të tretë ende të pakonfirmuar zyrtarisht.  Të paktën 10 persona u plagosën, përfshirë një fëmijë.

Incidenti besohet të jetë episodi më i dhunshëm në një hakmarrje të rrënjosur midis dy familjeve lokale. Burime të medias tregojnë se dhuna e paprecedentë, ishte pasim i një sulmi me bombë një ditë më parë në një ndërtesë në ndërtim e sipër, me shumë gjasa në pronësi të njërës prej palëve në konflikt.

Mediat greke raportojnë se tensionet mes dy familjeve kanë qenë të pranishme prej një viti, dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për t’i zbutur ato përmes një pagëzimi që do të mbahej të shtunën pasdite në Kissous, një fshat pranë Vorizias.

Njëra nga familjet e përfshira në, atë që grekët e quajnë “Vendeta”, e që ka të bëjë me një një tradite të rrënjosur thellë të drejtësisë private dhe gjakmarrjes në pjesë të caktuara të Kretës, është përpjekur të rivendosë marrëdhëniet por pa sukses. Ata kanë ftuar një anëtar të familjes “armike” të bëhej kumbar në pagëzim.  Marrësi i propozimit dyshohet se u përgjigj “merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë”.

Pothuajse e gjithë forca lokale e EKAV-it (Qendra Kombëtare e Ndihmës Emergjente) u mobilizua, por policia fillimisht nuk u dha leje atyre të hynin në fshatin e paqëndrueshëm për të shpëtuar viktima të tjera të mundshme. Ashpërsia e incidentit nxiti një reagim të nivelit të lartë nga forcat e rendit grekë. Shefi i Policisë Greke (EL.AS.), Dimitris Mallios, dhe kreu i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE), Fotis Douitsis, po udhëtojnë për në Kretë, sipas GreekReporter.

I gjithë fshati tashmë është në kaos, dhe nën kontroll të rreptë policor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT