Gilmando Dani u nxor në PRITË? Gazetarja: ‘Krahun e djathtë’ të Shullazit, mund ta kenë tradhtuar

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se Gilmando Dani, i cili sot mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri në Rinas, mund të jetë tradhtuar.
Sipas Lalës, mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.
“Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.
Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës”, tha gazetarja Klodiana Lala.