Gilmando Dani dhe oficeri i AMP-së pa armë në brez, një person i ndoqi deri në vendin e ekzekutimit, policia e ka identifikuar

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar të tjera detaje të forta në lidhje me atentatin pranë aeroportit të Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Elton Qyno bën me dije se pas kontrolleve nga policia në automjetin luksoz, Dani dhe Shaljani nuk kishin armë në brez dhe as në automjet.

Sakaq, Elton Qyno deklaron se policia ka shoqëruar një person në komisariat, i cili është filmuar duke bërë lëvizje të dyshimta nga zona e parkimit deri tek rrethrrotullimi ku ndodhi atentati. Burime për media gjithashtu kanë bërë me dije se personi i dyshuar si informatori, është fiksuar dhe nga kamerat e aeroportit, i maskuar me kapele dhe me syze.

Identiteti i këtij personi nuk dihet dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu ndërsa personi në fjalë është filmuar qartë dhe dyshohet të jetë informator i grupit të zjarrit.

“Zonë e monitoruar nga kamerat e aeroportit dhe kamerat e bizneseve që ndodhen në vendin e ngjarjes. Tre persona zbritën nga makina, por njëri ka pasur intensitet të lartë të shtënash.

Videon e kanë ekspertët e policisë që po bëjnë monitorimin. Dyshohet se fillimisht u qëllua nga makina paralel dhe më pas zbritën tre persona që qëlluan me intesitet të lartë.

Një prej tyre, u afrua në makinë dhe ka qëlluar. Nga të dy anët e personave të dëmtuar, nuk është reaguar në asnjë moment. Nga kontrolli i makinës së tyre dhe në trupat e tyre nuk është gjetur asnjë armë. Situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë. Policia e Tiranës ka një person të dyshuar. Besohet se ka bashkëpunuar me grupin e zjarrit për të dhënë informacion.

Ky person është shfaqur në pamjet filmike dhe bën lëvizje vajtje-ardhje në segmentin e rrugës që lidh tunelin, derën kryesore të parkimit me pjesën e rrethrrotullimit që del nga zona e terminalit.

Flet në telefon dhe ky është i pari i dyshuar nga policia si informator i grupit. Bën ecejake mes zonës ku hyjnë tek parkimi dhe zonës së rrethrrotullimit ku u bë dhe atentati. Ky person është identifikuar, është shoqëruar. Dyshohet të jetë informatori, por deri tani s’ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.“-tha Qyno.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT