Gazetari tregon emrin e personit “kyç” për zbardhjen e vrasjeve të “21 Janarit”: Sot deputet i PS, Edi Rama e futi nën sqetull

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” hetimet e SPAK për “21 Janarin 2011”. Sipas gazetarit, deputeti i Partisë Socialiste, Agron Malaj është personi kyç i cili mund të zbardhë ngjarjen duke treguar urdhëruesit të vrasjeve.

Asokohe, Agron Malaj ishte pjesë e Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të zjarrit. Dyrnjaja thekson se ish-komandanti i njësisë speciale sot është deputet dhe Edi Rama e ka marrë në mbrojtje.

Kjo çështje ka disa prizma ku mund të kapet. Po përjashtoj elementin politik. Mendoj se një hallkë kyçe në këtë hetim, është Agron Malaj, komandanti i njësisë speciale për grupin e zjarrit. Sot është deputet i PS, ky është paradoks më vete. Njeriu që drejtonte strukturën e Gardës së Republikës, e futi Rama në sqetull. Nuk dihet pse ka ndodhur kjo gjë.

Personi që mori urdhër, zbatoi urdhër ose e di kush dha urdhër, në çfarë kohe u dha urdhër, njeriu që është kyç sipas meje, që duhet të zbardhë të vërtetat, është Agron Malaj, një njeri që duhet të zbërthehet. Të dhënat na çojnë që ky njeri është pikë kyçe për të kuptuar si ka vepruar, në kohë vonesë, në kohë reale, me apo pa urdhër grupi që hapi zjarr ndaj protestuesve.

Si kaloi ky njeri nga krahu që ishte në frontin e grupit të komanduar, se ka pranuar se është grupi i zjarrit, kanë bërë stërvitje për të shtënë me armë zjarri, pasi kishte indikacione që protesta do të ishte e dhunshme… Në këtë kontekst, një njeri që ka kapërcyer ylberin dhe ka kaluar në krahun e Ramës, quhet Agron Malaj.”-deklaroi Dyrnjaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT