“Fytyra” e re e Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani rrëzon Gent Sejkon: E ka bërë babai im (MESAZHI DHE PËR FEVZIUN)

Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, përmes një postimi në instastory ka hedhur poshtë pretendimet e Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, i cili në një intervistë për “Opinion” foli për rikonstruksionin e godinës së re të Bankës së Shqipërisë, Muzeun e Bankës dhe ish-hotel Dajtin. Erik Fullani thekson se gjithçka është ideuar, ndjekur dhe realizuar me shumë përkushtim nga Ardian Fullani, as nga Blendi dhe as nga Genti.

Sipas Erik Fullanit, historia duhet treguar e vërtetë, dhe për merak e tregoi gjithçka në një postim që ndjekësit të jenë të informuar saktë.

Meqë po flitej për historikun, rikonstruksionin e godinës së re të Bankës së Shqipërisë, Muzeun e Bankës dhe ish-Hotel Dajtin, e ka ideuar, ndjekur dhe realizuar me shumë përkushtim ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. As Blendi dhe as Genti. Historia duhet treguar e vërtetë. Kisha merak që ndjekësit të jenë sa më të informuar me informacione të sakta! Me këtë rast kapni dhe sa më shumë vieës! Faleminderit“, shkruan Fullani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT