Forcat e Operacioneve Speciale amerikane zbarkojnë me urgjencë në bazën e Zall Herrit me dy aeroplanë, nën errësirë dhe dukshmëri të ulët

Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) kanë zhvilluar një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr.

Nën errësirë dhe në koordinim me Aleatët shqiptarë, ekipet e SOCEUR kanë mbërritur javën e kaluar në repart me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës.

Ushtrimi kishte për qëllim dhe testoi aftësinë e njësisë për t’u vendosur me shpejtësi, duke siguruar që ata të jenë gati të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizave ose operacioneve të mundshme në rajon.

Nën errësirë dhe dukshmëri të ulët, Forcat e

Pamje nga operacioni stervitor i SOCEUR ne Zall Herr

Operacioni i befasishëm stërvitor forcoi ndërveprueshmërinë dhe përforcoi angazhimin e trupave speciale amerikane, bashkë me aleatët shqiptarë, ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit.

Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën ( SOCEUR) është një komandë e unifikuar vartëse e Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCOM), me bazë në Patch Barracks pranë Shtutgartit, Gjermani.

Nën errësirë dhe dukshmëri të ulët, Forcat e

Pamje nga operacioni stervitor i SOCEUR ne Zall Herr

Funksioni i SOCEUR është të planifikojë përdorimin e forcave të Operacioneve Speciale brenda zonës së përgjegjësisë së EUCOM, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të forcuar aftësitë ushtarake dhe sigurinë e vendeve partnere në Evropë dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve ndaj SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë.

“Nën errësirë dhe në koordinim me Aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr javën e kaluar. Forcat e Operacioneve Speciale mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës.

Ushtrimi testoi aftësinë e njësisë për t’u vendosur me shpejtësi, duke siguruar që ata të jenë gati të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizave ose operacioneve të mundshme në rajon. Ushtrimi gjithashtu forcoi ndërveprueshmërinë dhe përforcoi angazhimin tonë të përbashkët ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT