EMRI/ Pogradec, sherri në Këshillin Bashkiak, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec. 

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht. 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

The post EMRI/ Pogradec, sherri në Këshillin Bashkiak, arrestohet qytetari që goditi punonjësin first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT