Edhe Bullgaria vendos veton për Maqedoninë: Po na vjedhin historinë

Bullgaria i është bashkuar Greqisë duke vënë veton për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se Komisionit Evropian ka dhënë prej vitesh rekomandimin për hapjen e negociatave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende për shkak se këto dy shtete nuk janë dakord për një gjë të tillë.

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i ka thënë Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, se Maqedonia “nuk është gati” për të nisur negociatat për pranimin në union.

Ndërsa kryeministri i këtij vendin, Bojko Borisoc, ka akuzuar Shkupin se po vjedh nga Bullgaria historinë dhe se po diskrediton vendin e tij.

Fule është angazhuar shumë për të zhbllokuar mosmarëveshjet në lidhje me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë por tani komisionarit i ka dalë edhe një këtë pengesë.

Vendi është i njohur ndërkombëtarisht me emrin Ish-republika e Jugosllavisë Maqedonia, por Shkupi preferon të quhet thjeshtë Maqedonia, që është edhe emri i një krahine në veri të Greqisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT