“E vërteta do të triumfojë”/ Sarkozy reagon për herë të parë pas daljes nga burgu: Fundi i historisë mbetet për t’u shkruar

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së vështirë në burg me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale. 

“Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. E vërteta do të triumfojë. Ky është një fakt që na e mëson jeta”, shkroi ai në X. 

Ai shtoi se tani fokusi i tij tani është përgatitja e apelimit.  “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e pafajësisë sime. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie”, tha Sarkozy. 

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi që ai mund të lirohet ndërsa ai apelon kundër dënimit të tij për komplot për të mbledhur fonde nga Libia. 

Sarkozi u dërgua në burg më 21 tetor pasi u shpall fajtor në shtator për konspiracion kriminal lidhur me përpjekjet e ndihmësve të ngushtë për të siguruar fonde për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i ndjerë libian Muamar Gadafi. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT