Sulmet “e ashpra” të Macron ndaj Trump për luftën në Iran: Kur do të jesh serioz, po thua çdo ditë të kundërtën e asaj që the një ditë më parë

Përplasjet në distancë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, vazhdojnë të dominojnë diskursin politik ndërkombëtar. Macron së fundmi ka këmbëngulur në një strategji më të qëndrueshme dhe të koordinuar sa i përket luftës në Iran.
Duke folur me gazetarët gjatë një vizite zyrtare në Korenë e Jugut , Macron tha se “kjo nuk është një shfaqje. Ne po flasim për luftën dhe paqen dhe për jetën e burrave dhe grave”.
“Kur do të jesh serioz, nuk thua çdo ditë të kundërtën e asaj që the një ditë më parë”, tha ai, me sa duket duke iu referuar mesazheve kontradiktore të administratës Trump gjatë gjithë konfliktit.
Në raste të ndryshme, administrata Trump ka sugjeruar se një armëpushim ishte afër , se lufta ishte fituar tashmë ose se SHBA-të do të vazhdonin të luftonin .
“Dhe ndoshta nuk duhet të flasësh çdo ditë. Duhet t’i lësh gjërat të qetësohen “, shtoi ai.
Vetëm një ditë më parë, retorika mes palëve u përshkallëzua më tej, kur Trump, gjatë një deklarate publike, kritikoi qëndrimet e aleatëve evropianë dhe la të kuptohej se mbështetja e tyre në konfliktet ndërkombëtare nuk është gjithmonë e garantuar.
Nga ana tjetër, reagimet nga Parisi kanë theksuar nevojën për seriozitet dhe qëndrueshmëri në vendimmarrje, duke nënvizuar se çështjet e luftës dhe paqes kërkojnë koherencë afatgjatë.
Analistët vlerësojnë se këto përplasje nuk janë thjesht personale, por reflektojnë një ndarje më të gjerë strategjike mes SHBA-së dhe Evropës mbi mënyrën e menaxhimit të krizave globale.