Lajm i mirë për infermierët/ Lëreni gjermaninë, Rama: Ka 420 vende të lira
Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re për punësimin e infermierëve.Sipas Ramës, infermierët që aplikojnë për punë në portal do të rekrutohen vetëm në bazë të meritës dhe nuk do të ketë më lëvizje politike.“Kemi refuzuar që të plotësonim vende vakante me ndërhyrje, nga poshtë nga lartë dhe nga anash. Nuk ka penguar askush, as ligji dhe asnjë forcë madhore. Nuk mund t’i besohet partisë rekturimin e punonjësve në sistemin shëndetësor.Nga sot çdo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta.Në bazë të meritës, secili do të marrë pikët që i takojnë. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces.Përballë ankesave të një infermiereje me 20 vite eksperiencë nuk kam mundur të bëj dot asgjë, që është larguar për t’u zëvendësar nga një infermiere e sapolicencuar”, tha Rama./ZgjohuShqiptar.info