Festivali i RTSH masakrohet me komente në facebook: Na e shpifët!

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar ka shkaktuar thuajse çdo vit replika dhe akuza për përzgjedhjen e këngëve dhe fituesin e tij, por këtë vit mediokriteti ka arritur majat. Një kopje e shëmtuar e San Remos, e sjellë në mënyrën më të keqe të mundshme, festivali u mbyll ashtu siç nisi, me polemika dhe duke lënë të zhgënjyer publikun, por edhe vetë këngëtarët.

Festivali i 58 i RTSH-së, i cili organizohet me lekët e taksapaguesve shqiptarë, është cilësuar si një prej më të dobtëve në histori. Dhe për këtë bien dakord të gjithë, qytetarë të zakonshëm të këtij vendi, artdashës, profesorë, gazetarë dhe personazhe të njohur showbizit shqiptar.

I kontestuar maksimalisht nga vetë pjesëmarrësit, plagjiatura e shëmtuar e San Remos, shpenzimet marramendëse dhe mediokriteti në prezantim kanë sjellë pakënaqësi masive.

Tekste pa kumte dhe mesazhe pozitive, këngëtarë që stononin, kompozime me kompozitorë të eksportuar, një mbrëmje pa vlera dhe pa shije , ishin prezent që në startin e festivalit. Akuza të shumta ka patur edhe për shpenzimet marramendëse nga fondet e RTSH dhe për keqmenaxhim me lekët e sponsorëve.

Dhe si për ta mbyllur gjithë këtë skenografi falsiteti, qershia mbi tortë ishte prezantuesja Alketa Vejsiu. Këngët me playback të Alketës shoqëruar me monologje të shpejta dhe të shpeshta rezultuan një tentativë e dështuar dhe bezdisëse për të përcjellë përmes ekranit efektin e San Remos.

Një dështim spektakolar, që e vërteton edhe reagimi masiv në rrjet: Na e shpifët!

“Dhe vjen një ditë ku tepria bëhet bezdi dhe fjalëshuma një zhurmë dhe derdhja e pavlerë e emotivitetit një shtirje. Jo, para nuk e bën të bukurën. Arti do shpirt, por për fat të keq, shpirti tek disa trajtohet si send, send që flet I kurdisur nga pakuptimi I vetes dhe gjithçka që e rrethon. Mendimi nuk blihet në dyqan, madje as edhe në ato të mallrave të luksit”, shkruan Përparim Kabo, i cili duket se vë edhe pikat mbi i.

Më poshtë gjeni reagimin e disa prej gazetarëve, artdashësve dhe yjeve të showbizit.

Dhe të gjithë pyesin:

Pse duhet të paguajmë taksa për këtë l*sh festivali?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT