“Dielli duket që në mëngjes”, avokati i Ilir Metës BRAKTIS seancën, lë në sallë prokurorët dhe gjyqtarët: S’mund të vazhdoj me tafti-bafti, si do zgjohet Irena Gjoka

Avokati i Ilir Metës ka braktisur ditën e sotme seancën paraprake në GJKKO, për shkak të një kërkesë të depozituar më herët lidhur me përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kujtim Cakrani ka bërë me dije për mediat se kjo kërkesë nga ana e tyre ka ardhur pas informacioneve se Gjoka është duke u hetuar nga SPAK lidhur me një dënim të mëparshëm në Greqi. Sipas avokatit kërkesa për përjashtimin e saj është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm me qëllim për të garantuar një gjykim të drejtë për klientin e tij.
“Ne sot, dje më saktë paraqitëm një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka pasi na rezultoi se ajo po hetohet nga Dumani dhe ne të drejtën tonë për të pasur një gjykim sa më të drejtë dje kërkuam përjashtimin e Gjokës. Sot në seancë u relatua kërkesa dhe ne padyshim s’mund ta vazhdonim seancën, Prokurorët çdo sjellin ndonjë dokument të ri që ata e quajnë si provë të re. Shkelja është e rëndë pasi ata duhet të na kishin vënë n dispozicion kur përfunduan hetimet”, tha ai, duke theksuar se gjyqtarja është në konflikt interesi dhe e bën të pamundur që të merret me çështjen e Metës, duke qenë se Altin Dumani i cili është duke hetuar për të, është një ndër prokurorët e çështjes së ish-presidentit.
Teksa më tej bëri me dije se një tjetër rast flagrant i cili është në kundërshtim të plotë me ligjin është paraqitja e provave të reja nga prokuroria në një kohë kur hetimet kanë përfunduar që në muajin gusht. Cakrani theksoi se për sa kohë hetimet kanë përfunduar dhe dokumentet nuk janë paraqitur në kohë, ai nuk mund të vazhdojë me një proces që e konsideron të mangët për të siguruar një gjykim të drejtë.
Ndërkohë theksojmë se seanca e radhës u shty dhe do të mbahet më 17 nëntor.
Fjala e avokatit:
Ne sot, dje më saktë paraqitëm një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka pasi na rezultoi se ajo po hetohet nga Dumani dhe ne të drejtën tonë për të pasur një gjykim sa më të drejtë dje kërkuam përjashtimin e Gjokës. Sot në seancë u relatua kërkesa dhe ne padyshim s’mund ta vazhdonim seancën, Prokurorët çdo sjellin ndonjë dokument të ri që ata e quajnë si provë të re. Shkelja është e rëndë pasi ata duhet të na kishin vënë n dispozicion kur përfunduan hetimet.
Kërkesa është duke u shqyrtuar nga një gjyqtar i kësaj gjykate dhe nuk kemi një vendimmarrje, kërkesat ndaj Gjokës kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk pranohen. Unë vij këtu për të bërë proces gjyqësor, kurse Gjoka e gjyqtarët të bëjnë procedurën. Dhe unë ika nga seanca e lashë aty prokurorin dhe gjyqtarin pasi unë nuk mund të legjitimoj paligjshmërinë e gjyqtares Gjoka.
E kuptoj se ka hall të madh por këtë hall nuk ja zgjidh dot sepse ajo hallin e ka me drejtësinë. SPAK Unë nuk kam probleme me provat e SPAK unë në këtë moment kam problemin e procedurës. Prokuroria paraqet kërkesa që i quan prova të reja ndërkohë hetimet kanë përfunduar që në gusht. Janë ato prova të cilat pretendojnë ata për lobimin në SHBA. Një kompani që ata mendojnë se është kushëriri i bashkëshortes së zotit Meta ka paguar për LSI, por nuk fatkohet në asnjë moment, nuk rezulton asnjë pagesë.
Ata mund të jenë le të bëjnë ç’të duan. Zoti Meta më ka avokat mua, ata nuk kanë paraqitur kërkesë.
Nuk ka shanse që Irena Gjoka të gjykojë. Është në konflikt interesi, për këtë na ra goja. Ajo po hetohet nga Dumani, Dumani është një nga tre prokurorët që ka firmosur. Si mundet ajo të japë një vendim në favor të zotit Meta?”
Dielli duket që në mëngjes. Në momenti ne parë Gjoka fillon procesin me paligjshmëri duke administruar prova në kundërshtim me kodin e procedurës, atëhere unë si do besoj, unë s’mund të vazhdoj tafti-bafti, si do ngrihet zonja Gjoka në mëngjes e të japë vendimin.