“Nesër publikoj intervistën me bosin në burgun e Ekuadorit”, gazetari-Ramës: Çfarë do thuash?

Gazetari Artan Hoxha, bën me dije se ka intervistuar nje personazh të njohur në burgun e Ekuadorit, për të cilin u tha se ka urdhëruar pengmarrjen e Jan Prengës.

Hoxha e konfirmoi një gjë të tillë në “Byro Politike” duke i transmetuar edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi sot gazetarët dhe analistët e paneleve televizive.

“Kam parë reagimin e kryministrit që ishte shumë nervoz, se ky skektakël nuk ka ngjitur ashtu siç donte ai. Dhe po akuzonte të gjithë ata që janë skeptikë, që kanë mendimin e lirë dhe thoshte se janë avokatë të krimit.

Tani unë do dal nesër, nga këta që ka në listë, do ta nxjerr atë vetë, Edi Ramën dhe një nga të listës. Ça do thotë nesër? Kush janë  me krimin? Jemi ne që po denoncojmë një spektakël të turpshëm? Më vjen gjynah dhe më vjen keq për ata policë të shtetit se kanë 6 muaj që janë stërvitur dhe po keqpërdoren.

Na është thënë se gjithë ngjarjen e madhe e ka oganizuar një boss i madh që rri në Ekudor. Unë e kam marrë në intervistë atë bosin që është në burg në Eduador, do dali. Si është e mundur që nuk e gjejnë këta?

Veprime si ky filmi me OFL nuk godasin realisht krimin e organizuar”, tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT