Lulzim Basha tërhiqet nga protestat: Tani kemi detyra të tjera, shqiptarët mund të ngrihen vetë nëse duan

Lulzim Basha thotë se në nismën e tij të re “Rrugëtim për Shqipërinë” nuk janë të përfshirë protestat.
Ai gjykon se Partia Demokratike tani po shpalos alternativën e re, dhe se ndryshimi duhet të vijë përmes votës.
Kryeopozitari, shprehet se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se shumë shpejt do të sjellë ndryshimin që shqiptarët kërkojnë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se ka mbështetje mbarëpopullore.
Sa i takon mitingut të presidentit Ilir Meta ai tha se:
“Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është Presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve dhe prandaj i kam paraprirë këtij procesi”, tha Basha.