Ç’ndodhi sërish në Aeroportin e Rinasit? Forca të shumta policie “rrethojnë” zonën, dy kriminelët zbresin nga avioni dhe merren në dorëzim nga “maskat” (PAMJE)

Nën masa të rrepta sigurie, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka finalizuar me sukses operacionin e tranzitit ndërkombëtar për ekstradimin e dy shtetasve të huaj drejt Republikës së Malit të Zi.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe ligjshmërisë.

Dy personat në fjalë, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim nga autoritetet shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, për t’u shoqëruar më pas nëpër territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare të Hanit të Hotit.

Gjatë gjithë operacionit, forca të shumta policie me maska dhe armë ishin të pranishme në çdo pikë të itinerarit, duke siguruar një rrethim të plotë dhe lëvizje të kontrolluar të eskortës.

Pamje nga vendngjarja tregojnë automjete të blinduara, efektivë të Njësisë Speciale RENEA dhe të Policisë së Burgjeve në pozicione sigurie, ndërsa dy të ekstraduarit transportoheshin nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin me rigorozitet të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësinë dhe sigurinë publike.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në zbatimin me përpikmëri të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësinë dhe sigurinë publike”, thuhet në njofitmin zyrtar të Policisë.

Stevan Krajlevic, 35 vjeç, u arrestua në korrik të 2025 në Greqi si pasojë e një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpol NCB Podgorica.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga autorietet vendase asokohë, 35-vjeçari thuhet se është anëtar i klanit kriminal të Kavaçës. Ai akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, më famozet në Malin e Zi dhe për “vrasje”.

Për të ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në bazë të tre urdhrave të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, me qëllim sigurimin e pranisë së tij në procedurat penale që zhvillohen për dyshimin se ai është pjesë e një organizate kriminale dhe për veprën penale të vrasjes së rëndë nëpërmjet ndihmës.

Nëdërsa, për Dukic, po nga Podgorica, ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, me qëllim zhvillimin e procedurës penale për veprën penale të bashkimit kriminal në bashkësi me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT