Lleshaj: Grabitja e Rinasit nuk është turp kombëtar

Grabitja e 10 milionë eurove para dy ditësh në aeroportin e Rinasit, ka trazuar politikën shqiptare ku ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë deklaratën e tij nga Parlamenti.

Lleshaj ende nuk ka dhënë asnjë detaj nga policia se si po ecën hetimi për identifikimin dhe kapjen e auorëve të grabitjes në Rinas. Ministri i Brendshëm ka vazhduar edhe sot me deklaratat e tij propagandë ku është shprehur se grabitja që ndodhi ditën e martë nuk e ka rrëzuar sigurinë kombëtare por vetëm sa e ka cënuar atë.

Edhe kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij nga foltorja, por nuk e ka përmendur fare ngajrjen e bujshme që ndodhi para dy ditësh

Deklarata e Lleshaj:

Nuk e pranoj nga askush që është rrëzuar siguria. Megjithatë, në masën e parë serioze u shqetësuan të gjithë pse u vunë Forcat e Armatosura në mbrojtje të aeroportit.”

E nëse nuk do të rrezikohej siguria kombëtare, përse ushtria do e rrethonte Rinasin ditën e ngjarjes, por edhe ditën e djeshme. Mesa duket Lleshajt nuk i kanë rënë në sy ose kërkon të justifikohet për ngjajen të cilën ai e quan thjesht incident e jo një turp kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT