Takim i veçantë mes dy udhëheqësve me origjinë shqiptare në Australi! Kryeministri Antony Albanese dhe kryebashkiaku Jim Memeti shihen krah njëri-tjetrit

Një moment domethënës për komunitetin shqiptar në Australi është shënuar së fundmi në Melburn, ku dy figura të rëndësishme të jetës publike australiane me origjinë shqiptare janë takuar së bashku.

Bëhet fjalë për Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, i cili njihet për rrënjët e tij arbëreshe, dhe për kryetarin e Bashkisë së City of Greater Dandenong, Jim Memeti, një emër i spikatur i komunitetit shqiptar në shtetin e Viktorias.

Takimi i tyre u zhvillua gjatë natës së çeljes së tregut tradicional të Ramazanit në Dandenong, një aktivitet që mbledh çdo vit mijëra qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike dhe fetare. Dy drejtuesit publikuan një fotografi të përbashkët nga eventi, duke e shoqëruar me një mesazh që theksonte rëndësinë e harmonisë, bashkëjetesës dhe diversitetit kulturor në Australi.

Ky moment u konsiderua simbolik jo vetëm për komunitetin shqiptar, por edhe për gjithë diasporën në Australi, pasi dëshmon për përfshirjen dhe kontributin e shqiptarëve në nivelet më të larta të institucioneve australiane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT