Arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s i prishi punë, revolta e Ritvan Palit pasi e ulën në detyrë! Largohet përfundimisht nga Policia e Shtetit

Specialisti për Rendin në Sektorin e Rendit Publik në Kukës, Ritvan Pali është larguar përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit teksa ka dorëzuar dhe dorëheqjen.
Ritvan Pali, një emër i njohur nga radhët e uniformave blu, ka firmosur arrestimin e ish-shefit të Stërvitjes në Repartin e Forcave Speciale të RENEA-s, Altin Morina, i akuzuar për përfshirje në trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale. Pas këtij arrestimi të bujshëm, i cili mesa duket nuk ka qenë në interes të disa prej funksionarëve të policisë, çoi në “internimin” e Palit, nga shef i komisariatit nr.2 të Tiranës, në Kukës, me ulje në grada.
Pali u transferua në tetor të këtij viti, ndërsa as një muaj më vonë është dorëhequr plotësisht nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, pas arrestimit të Altin Morinës, shumë lëvizje të tjera u urdhëruan nga kryepolici Ilir Proda, përfshirë dhe efektivë të përfshirë në aksionin për arrestimin e tij.