Ish-kandidati ekstremist për president i Francës kundër SHBA: Sajoi shtetin e Kosovës

Lideri i së majtës ekstreme në Francë, Jean Luc Melanson, ka deklaruar se shteti i Kosovës është sajim i SHBA-ve vetëm për të marrë territore të reja, ndërsa në asnjë moment nuk i përmend krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Melanson e dha këtë deklaratë vetëm një ditë para se të sulmohej Konsullata e Kosovës në Strabourg, me ç’rast u vodh flamuri dhe u dëmtua stema e shtetit të Kosovës.
Melanson nuk hezituar të përdorë gjuhën që zakonisht dëgjohet nga politikanët serbë tash e sa vite për Kosovën. Ai e ka fajësuar SHBA-të se ka destabilizuar rendin ndërkombëtar me aksione agresive, madje duke vlerësuar se bombardimi i Serbisë nga NATO-ja gati 20 vjet më parë ishte i panevojshëm.
“Kjo ngjarje kishte rëndësi në destabilizimin e rendit ndërkombëtar, për çka sot i vuajmë pasojat. Kur e bombarduan ish-RFJ, SHBA-të u proklamuan si mbrojtës të minoriteteve dhe të së drejtës, vetëm për të arsyetuar intervenimin ushtarak, ashtu siç ndodhi më vonë me rastin e Irakut. Dhe ashtu siç veprojnë kudo. Si zakonisht këtë e bëjnë për të marrë një zonë të caktuar”, ka thënë deputeti i parlamentit të Francës, i cili nuk arriti të kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit më 2017./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT