Analisti Mërtiri zbulon prapaskenat dhe “aleancën” Berisha-Veliaj: Nga sulmet në mbrojtje të kryebashkiakut për një arsye

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar në emisionin “Tirana Live” qëndrimet e Sali Berishës për Erion Veliajn, duke thënë se kreu i selisë blu bie në kundërshtim me veten.

Mërtiri u shpreh se Sali Berisha më herët ka investuar me protesta për shkarkimin e Erion Veliajt, por në momentin që erdhi shkarkimi, deklaroi të kundërtën.

Mërtiri thekson se Sali Berisha i ka dalë dhe në mbrojtje Erion Veliajt për turp të vetes dhe opozitës ndërsa shtoi se janë të dy aleatë kundër SPAK.

“Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, është në kundërthënie me veten në mënyrë të rregull. Berisha investoi te largimi i Veliajt në protesta, sulme publike dhe mediatike për ta shkarkuar dhe në momentin që vjen shkarkimi, ai thotë se nuk duam shkarkim.

Berisha për turpin e vet dhe për turpin e opozitës ka qenë në mbrojte të Veliajt, megjithëse ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë gurët e opozitës kanë qenë bashkë pro Veliajt. Janë aleatë të dy kundër SPAK.”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT