Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

GJKKO pranoi kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e të pandehurit jashtë kafazit të sallës së gjyqit.

Kjo do të ndodhë nga seanca e radhës, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të marrë masat përkatëse.

Gjykata urdhëroi gjithashtu njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. Tanimë ish-ministri i Shëndetësisë mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë.

Këtë të martë po zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, për të cilën Beqaj është marrë i pandehur nga SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT